Mbrëmë në ora 02.30 në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, A. Sh. (29) nga Kumanova ka lajmëruar se rreth orës 00.15 derisa ka qenë ulur në restorant në sheshin “Mareshali Tito” me personin R.Z, janë sulmuar fizikisht nga ana e A.N, A.N, S.N, A.N, dhe B.N.
Sulmuesit e kanë sulmuar personin A.Sh. me shkopinj bejsbolli duke e goditur në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime, derisa personin R.Z. e kanë goditur me grushte.
Pas sulmit kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të lënduarit janë mbajtur për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës ndërsa SPB e Kumanovës ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.