“Rrihni policët dhe vrisni patronazhistët…” -Bëri thirrje për akte ekstreme, avokati Genc Gjokutaj procedohet penalisht, ja akuza me të cilën përballet

Avokati Genc Gjokutaj, është proceduar penalisht nga uniformat blu, për shkak të një postimi të bërë prej tij ditën e sotme, teksa bënte thirrje për akte ekstreme.


Pas konstatimit të këtij postimi të bërë prej tij, sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Tiranë, ka dërguar materialet e posaçme në Prokurori, ndaj Genc Gjokutajt.

Avokati akuzohet për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm me gjobë ose me burgim deri në 3 vite.

Kujtojmë se Gjokutaj ka shkruar për dhunë ndaj oficerëve të policisë, të cilët sipas tij mbrojnë korrupsionin, të vritet çdo patronazhist që vjedh të ardhmen dhe familjen, e të thyhet çdo sportel që kërkon në këmbim ‘shpirtin’.

Një reagim kaq i ashpër ka ardhur pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pasi shkruan fillimisht se “diktatura nuk rrëzohet me kode zgjedhore”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Postimi i plotë i Genc Gjokutaj:

Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje! ✌️❤️

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXO EDHE:

“Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!” -Avokati Gjokutaj shokon me thirrjen për akte ekstreme: Rrihni çdo polic që…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme