Dy anije luftarake amerikane , USS Antietam dhe USS Chancellorsville kaluan në ngushticën e Tajvanit në orët e fundit, duke rritur dhe më tej tensionet me Kinën.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Marina e Shteteve të Bashkuara, e cila konfirmon se ky kalim ka si synim të tregojë përkushtimin e SHBA për një rajon të lirë dhe të hapur.
‘Anijet kaluan një korridor në ngushticën që shtrihet përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar’, thuhet në deklaratën e Marinës.
© SYRI.net