Rritet në 14 numri i të vdekurve nga orteku i borës në Itali

Është rritur në 14 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga orteku i borës në Itali, ndërsa shpresat kanë filluar të shuhen, se ndonjëri nga 15 personat që ende janë të zhdukur, do të mund të gjendet i gjallë nën rrënojat e hotelit të rrënuar nga orteku i madh i borës.

 

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Alberto Maiolo, ka thënë se ekipet e shpëtimit, të ndihmuar nga ekskavatorët, përfundimisht kanë qenë në gjendje që të depërtojnë në pjesën qendrore të hotelit të mbuluar nga bora – në zonën e lokalit dhe kuzhinës – për herë të parë ku i gjeten trupa, transmeton Express.

Sipas tij, aty nuk kishte shenja jete.

Njëmbëdhjetë njerëz janë shpëtuar deri tani nga brenda dhe përreth hotelit në parkun “Gran Sasso”, disa nga të cilët pasi që kishin mbijetuar dy ditë nën akull dhe rrënoja.

“Logjikisht, shpresat po shuhen me kalimin e kohës, por ne jemi duke i vazhduar kërkimet dhe po përpiqemi që ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur,” ka thënë ai./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme