Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë edhe pesë trupa të tjerë nga rrënojat e hotelit të shkatërruar nga orteku i borës në Italinë qendrore javën që shkoi.
Brigada Kombëtare e Zjarrfikësve e Italisë ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 23.
Tre trupa janë nxjerrë gjatë natës, ndërsa kufomat e dy të tjerëve janë gjetur sot në mëngjes.
Ndërkohë, gjashtë persona ende figurojnë të zhdukur.