Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit është rritur në 35.562 që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.
Të paktën 79.652 njerëz janë plagosur gjithashtu gjatë ofensivës brutale izraelite, shtoi ministria në një deklaratë.
“Sulmet izraelite vranë 106 persona dhe plagosën 176 të tjerë në 24 orët e fundit”, tha ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.
Izraeli po e vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm në enklavë.
Më shumë se shtatë muaj që nga fillimi i luftës izraelite, një pjesë e madhe e Gazës po qëndron në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.