Tërnava fton për më shumë solidaritet e vëllazëri mes njerëzve

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në një adresim me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë solidaritet mes vete.

Ai tha se festa e Fitër Bajramit vije pas një sakrifice për të cilën qytetarët me të drejtë festojnë.

Tërnava theksoi se sofra e Bajramit që bashkon të gjithë, e ofron njeriun pranë krijuesit, me familjen, me fqinjët dhe e bënë më solidar, me human dhe e largon nga punët e liga.

Ai ka ftuar qytetarët që festa e Bajramit të përhap ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë mes njeri tjetrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme