Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, ekspertët paralajmërojnë përkeqësim të situatës

Çmimet e larta të produkteve ushqimore, qirasë dhe shërbimeve po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme për familjet në Maqedoninë e Veriut. Profesoresha e ekonomisë, Aferdita Kaliqi, e ftuar në emisionin Ftese në Studio, tha se kjo situatë nuk prek vetëm familjet me të ardhura të ulëta, por tashmë edhe familjet e mesme po e ndiejnë peshën e rritjes së kostove të jetesës. Sipas saj, një ndër problemet më të mëdha është çmimi I lartë I energjisë elektrike, I cili ka bërë që shumë familje të mos arrijnë të përballojnë faturat mujore.

“Ka rritje të disa produkteve, të ushqimeve që kanë arrit në një masë të madhe të rritjes dhe ka shkuar në 27.1%brenda dy viteve, sipas statistikave në vendin tonë, tjerat janë edhe energjia elektrike që ndodh një rritje e çmimi çdo gjashtë muaj. Mendoj se rryma elektrike ka ndikuar më tepër, aq shumë ka ndikuar sa që popullat kthehet tek përdorimi I drurit ose mënyra të tjera për tu ngrohur dhe familjet mundohet të gjejnë një zgjidhje për të harxhuar më pak sidomos dimrit”, tha Afërdita Kaliqi, eksperte e ekonomisë.

Kaliqi theksoi se nëse nuk ndërmerren masa për të frenuar këtë krizë, situata mund të rëndohet edhe më shumë, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. /Alsat.mk

Emisionin e plotë mund ta ndiqni tek linku më poshtë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme