Rritja e çmimeve vështirëson jetën e qytetarëve

Qytetarët ankohen se rritja e vazhdueshme e çmimeve po vështirëson çdo ditë jetën e tyre. Thonë se po luftojnë për mbijetesë. Shporta konsumatorë nga muaji në muaj rritet, ndërsa të ardhurat mbesin të njëjta.

“Ankesat e qytetarëve për çmimet e produkteve bazë ushqimore duket se nuk do të ndalojnë edhe një periudhë të gjatë, pasi që çdo muaj vlera e shportës konsumatorë sa vjen e rritet. Madje e njëjta ka mbërritur deri në 42 mijë denarë. Tani shqetësim kryesore për banorët e kryeqytetit, por edhe në të gjithë vendin është mbijetesa”, raporton Evi Shkopi- gazetare.
Qytetarët thonë se çdo ditë luftojnë për mbijetesë. Sipas tyre çmimet nuk rriten vetëm nga muaji në muaj, por nga dita në ditë.

“Me siguri është më shumë se 42 mijë denarë. Nga supermarket në supermarket ka dallim dhe çdo herë ka dallim në çmime me atë paraardhëse. Qumësht edhe nuk ka më, ka shumë mundësi që për këtë arsye t’i jetë rritur çmimi. Produktet e qumështit pothuajse janë harxhuar të gjitha.”

“Mendoj se është edhe më e lartë. Shumë e vështirë. Nëse shihni, më shumë kam blerë bukë dhe dhallë. Çmimet janë tmerr, vërtet tmerr. Se si do jenë më tutje nuk e dimë. Zoti na ndihmoftë. Çmimet rriten çdo muaj rriten pak nga pak. Dallohet menjëherë në buxhet. Nëse gjithë muajin e keni kaluar me një rrogë, tani duhet të hyni në minus. ”

“Jo shumë, por jashtëzakonisht shumë. Më parë për 1200 denarë e mbushja torbën dhe më mbeteshin para. Tani nuk ka mundësi të ndodhë. Ca produkte edhe aq. Ka dallim shumë, jo nga muaji në muaj, por nga java në javë. Për shembull çmimi I bukës është rritur shumë. Nga 25 denarë, tani është 52 denarë.”

Nëse vlera e shportës konsumatore përshtatet me rritjen e inflacionit prej 16.8%, e njëjta arrin deri në 48 mijë denarë. Kjo shumë nevojitet për produkte bazë për një familje 4 anëtarëshe, që nuk posedon veturë. Sipas përllogaritjes së Lidhjes së Sindikatave, për ushqim dhe pije gjatë gushtit një familje katër anëtarësh ka shpenzuar 18.324 denarë ose 324 denarë më shumë se paga minimale, pa përfshirë, shpenzimet për fëmijët që ndjekin procesin mësimorë, për shëndetësi, kulturë, transport, fatura, higjienë Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave, vlera e shportës konsumatorë gjatë muajit maj ishte pothuajse 39 mijë denarë, ndërsa në korrik rreth 41 mijë denarë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme