Në tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi Bruto Vendor u rrit me 2,4 për qind.
Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se rezultati pozitiv i ekonomisë në tre muajt e parë të këtij viti ka ardhur si pasojë e rritjes së shënuar në sektorët: tregtia me shumicë dhe pakicë, transport dhe magazinim, turizëm dhe hotelieri, si dhe miniera dhe industria e përpunimit.
Nga Statistika njoftuan gjithashtu se konsumi final i qytetarëve në periudhën e analizuar është rritur për pak më shumë se 12 për qind.
Të dhënat tregojnë se konsumi i qytetarëve merr pjesë me 66 për qind në strukturën e PBV-së. Rritje ka edhe në eksportin e mallrave për 18,2 për qind, ndërsa importi i mallrave në vend është rritur për 33,5 për qind.