Rrjedh fotoja e Z4-shit të ri, BMW premton lansimin muajin tjetër

BMW Z4 është zbuluar për të parën herë zyrtarisht, me një foto të vetme ilustruese.

Ajo është shoqëruar me një premtim të BMW-së, ku thuhet se Z4 do të lansohet në muajin e ardhshëm.

Ueb faqja automobilistike, autoexpress ka bërë disa fotografi jo zyrtare të BMW X4 të ri, se si mund të duket ai, të cilat i transmeton koha.net.

Z4 roadster i ri do të zëvendësojë modelin e gjeneratës së dytë, i cili është duke u prodhuar me dizajn të njëjtë që nga viti 2009, ndërsa do të rivalizojë Porsche 718 Boxster e Toyota Supra.

Motori pritet të jetë TwinPower, me benzinë, e që do të ofrohet me katër apo gjashtë cilindra.

Në modelin standard priten më së paku 200 kuaj fuqi, ndërsa atë më të fuqishmin 300 kuaj fuqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme