Një autobus me turistë është rrotulluar mbrëmë në Barcelonë me ç`rast janë lënduar 24 persona, tre prej të cilëve më rëndë.
Mjeti transportues u përmbys në mesnatë teka ishte duke udhëtuar në drejtim të aroportit El Prat.
Në mesin e të lënduarve ka anglezë, letonezë, bjellorusë, gjermanë, irlandezë e polakë, raporton AFP, transmeton Klan Kosova.
Autobusi po udhëtonte nga pushimorja në Lloret de Mar, që ndodhet 75 kilometra në veri të Barcelonës.