Rruga e njohur Istiklal, pranë sheshit Taksim në Istanbul, është rihapur për këmbësorët pas shpërthimit vdekjeprurës të së dielës nga i cili jetën humbën gjashtë persona dhe 81 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rrugën e frekuentuar, e cila tashmë patrullohet nga policia, janë hequr ulëset.
Ndërkohë ministri turk i Brendshëm, Süleyman Soylu, njoftoi se është kapur personi i dyshuar në sulmin terrorist.
“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës ka ardhur nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku PKK/YPG ka selinë e saj siriane”, shtoi Soylu.
Autoritetet dhe zyrtarët e shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare dënuan sulmin e djeshëm me bombë që ndodhi në një rrugë të frekuentuar të Istambulit dhe dërguan mesazhe mbështetjeje për popullin dhe udhëheqjen e Türkiyes.