Rrugaçëria partiake bëhet më agresive, tendenca për dëmtimin e procesit zgjedhor

Mbrëmë portali Sakte.net raportoi se se militantë të një partie politike shqiptare në pushtet e cila njihet për blerje të votave dhe të keqpërdorimit të mjerimit të popullatës të cilën e solli në gjendje të mjerë përgjatë këtyre viteve të udhëheqjes, ka urdhëruar militantë partiakë që janë të njohura nga organet e rendit për veprimtari kriminale që të trokasin derë më derë për të ofruar shuma parash, thasë me miell, vaj dhe gjëra ushqimore elementare në këmbim të votës.

Ky fenomen, sipas qytetarëve që raportojnë në kushte konfidencialiteti ka vazhduar të shtrihet edhe sot në shumë komuna shqiptare, veçanërisht raportime të tilla vijnë nga komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës.
Mbrëmë, bandat partiake kishin hasur në rezistencën e një kryefamiljari shqiptar në Saraj, i cili i ka përzënë dhe kishte paralajmëruar se rastin do ta bëjë publik në media. Për disa momente është krijuar një situatë e tensionuar midis banditëve partiak të kësaj partie e cila synon të grabisë edhe vlerat e luftës, mirëpo pas rezistencës së banorëve të kësaj lagjeje, ata janë detyruar të tërhiqen me kërcënimin se do të kthehen.

Ndërkohë, nga gazetarët në terren kuptohet se kanë filluar të shtohen përpjekjet e një partie shqiptare në pushtet për dëmtimin e procesit zgjedhor.

Përndryshe, shitblerja e votës në Maqedoni ëshë e ndëshkueshme me 5 vite burg./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme