Rrugës për në Shkup, prishet automjeti i Urgjencës, ndërron jetë pacienti

“Dy pacientë nga Kriva Palanka dje janë dërguar me veturë të Ndihmës së Shpejtë nga Kriva Pallanka për në Shkup. Gjatë rrugës, automjeti ka pësuar defekt, ndërkaq derisa është pritur që të rregullohet automjeti në pikën pagesore të Shkupit, të dy pacientët kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë arritur që të mbërrijnë në Qendrën Urgjente të Shkupit”. Ky mail ka arritur në shumë media gjatë ditës së djeshme, njofton Portalb.

Informacionin e ka konfirmuar edhe u.d. drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Kriva Pallankës, Jocko Stefanovski.

Në një deklaratë për “Sakamdakazam”, Stefanovski ka thënë se njëri nga pacvientët ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe se defekti i automjetit nuk ka qenë arsye për vdekjen e tij.

“Dy pacientë në gjendje kritike janë pranuar në shërbimin tonë për ndihmë urgjente mjeksëore, të cilët menjëherë janë ridërguar në Spitalin e Kumanovës. Atje ka ndërruar jetë njëri nga pacientët, ndërkaq i dyti, i cili gjithashtu ka qenë në gjendje kritike është ridërguar në Shkup. Gjatë rrugës për në Shkup, automjeti ka pësuar defekt, për të cilën më detajisht do të mësohet se a i janë prishur frenat apo i është këputur kablloja e frenave. Për fat të mirë vozitësi e ka stabilizuar automjetin dhe ka arritur që të ndalojë. Defekti është bërë pasi që e kanë kaluar pikën ndaluese në Romanovcë. Edhe ky pacient ka qenë në gjendje kritike dhe ka vdekur. Menjëherë është kërkuar ndihma nga Kumanova dhe Shkupi, nga Shkupi ka arritur vetura por për fat të keq pacienti ka ndërruar jetë. Është e pahijshme që të komentohet se pacientët kanë ndërruar jetë për shkak se ka ndodhur defekt të automjetit. Ashtu siç më njoftuan mjekët kujdestarë, të dy pacientët kanë qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Njëri më i vjetër, i cili ka pasur simptoma të afiksit, ndërkaq tjetri më parë ka qenë me veshkë të transplantuar dhe sipas të gjitha gjasave diçka është komplikuar. Por kjo ende është jo-zyrtare, do të kemi fotografi më të qartë të rastit në ditët në vijim për atë se çfarë ka ndodhur”, thotë Stefanovski.

Ai tha se i janë lajmëruar rreth orës 16:00 se automjeti ka defekt dhe se kërkojnë ndihmë dhe veturë tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme