Sqaron MPB: Koçan është i dyshuar, jo i dënuar

Kanë kaluar katër ditë që nga momenti kur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë shpalli në kërkim biznesmenin Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”.

Por, nga kjo ministri kanë bërë me dije se urdhër-arrestin nuk e kanë publikuar në ueb-faqen e MPB-së pasi Koçan është i dyshuar dhe jo i arrestuar.

Sipas ekspertëve të sigurisë, pasi është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtarë për person i cili është i dyshuar për krim financiar, të dhënat duhet të arrijnë deri te pikat kufitare, pikat për kontroll të pasaportave, policia e komunikacionit.

Gjithashtu do të kontrollohet edhe nëse ai ka qëndruar në ndonjë nga hotelet që të locohet.

Megjithatë, avokati i Koçanit, i cili është edhe i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Nikolla Dodoevski, thotë se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim.

Por, Gjykata e Apelit thotë se nuk e kanë marrë lëndën nga Gjykata Themelore. Theksojnë se deri të premten, lëndë e tillë nuk ka arritur. Nga PSP thonë se vendimin për shqiptimin e paraburgimit kundër Koçanit, e kanë kuptuar nga mediat, transmeton “Portalb.mk”.

Ndërkohë, portali “Libertas” mëson se Koçan ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa destinacioni i tij i fundit ka qenë Rusia ku sipas portalit, biznesmeni ka kërkuar azil politik.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviç dhe Safet Batiç janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme