Rrustemi sërish ‘godet’ Gecajn: Vuçiqin e ka shef të vërtetë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, sërish i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj.

Rrustemi kësaj radhe e ka ashpërsuar fjalorin ndaj Gecajt, ndërsa Vuçiqin e quajti shef të tij.

Lexoni reagimin  e plotë të tij:

Në lajmet e KTV-së, Bajram Gecaj deklaroi se zyra ndërlidhëse e Serbisë nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të votuar serbët. Kësisoj, shumë për t’i thënë konsull i Serbisë, edhe më shumë zëvendësministër i Daçiqit. E saktë do të ishte një i ngarkuar me punë për të mundësuar votimin e serbëve në Kosovë, i cili ka ndarë detyrat me shefin e tij të vërtetë Vuçiqin, ku ky i fundit merret me fushatën e tij presidenciale, ndërsa Gecaj angazhohet për t’ia mbledhur votat në Kosovë. Prandaj, e vetmia gjë që mund të tregojë është se si po i shkojnë zgjedhjet!

P.S. E megjithatë, shefi i tij, Vuçiqi pret prej tij më tepër kreativitet se kaq!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme