Ruair O’Connell:Bota e ka kuptuar, çka mund të arrijnë Kosovarët

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë  Ruair O’Connell  nëpërmjet rrjetit të tijë social facebook ka shpërndare  një qëndrim të tijë lidhur me arritjet e kosovarëve nëse atyre u ipet mundesia .

 

Postimi i plotë i ambasadorit:

Tani më bota e ka kuptuar, çka mund të arrijnë Kosovarët nëse u ipet mundësia. Këtë, e ka dëshmuar Majlinda në Brazil, ne mënyrën më të qartë të mundshme. Kampione e cila me përkushtim, punë, vetmohim, dhe me shumë dashuri për vendin e saj arriti majat më të larta. Duke mohuar ofertat milionëshe nga vendet tjera, pa e shtyer askush dhe pa ndihmë nga anash, Majlinda arriti ta bëj Kosovën shumë krenare. Është pikërishtë ajo që duhet të mirret si standard se si duhet të arrihet lartë.
Më kujtohet takimi i parë me Kryeministrin kur arrita në Prishtinë. Gjatë bisedës me të, ai më tha se nepotizmi dhe klientelizmi ishin problem i madh për Kosovën. Aty fillova ta mendoj idenë si t’a ndihmoj Kosovën në rekrutimin e zyrtarëve të lartë profesional dhe të pavarur. E me këtë të vërtetojmë edhe nëse liderët e Kosovës me të vërtete dëshirojnë të luftojnë nepotizmin. Kur e propozova këtë ide te Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri, nga të dy mora përkrahje të menjëherëshme. Tani me këtë nuk dua të lavdëroj gatishmërinë e palëve, sepse unë nuk i mbaj anën asnjë partie në Kosovë, dhe nuk kam aspak dëshirë të bëhem zëdhënësi i tyre, sepse nuk paguhem nga buxheti I tyre.
Punësimi i drejtë dhe meritor në Kosovë është problem. Nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familijare nuk është dicka e re. Kohën e fundit kemi dëgjuar bisedat telefonike të zyrëtarëve të lartë shtetëror dhe ndikimin që këta zyrtarë kishin në punësimin e të afërmeve të tyre. Sic e thash, kjo nuk është risi, apo dicka që nuk e kemi ditur.
Punësimi për t’i bërë nderë dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim. Shteti nuk funksionon ashtu. Nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin. Kjo ndodh për dy arsye:
Sepse nuk kërkohet cilësi nga kandidati, dhe
Sepse krijon borxh që duhet të kthehet dhe e tërë kjo shkon në dëm të shoqërisë.
Nëse praktika e punësimit të kandidatëve të pa-përshtatshëm vazhdon, kjo do të shkatërrojë Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim! Tanimë, askush nuk e beson se punësimet janë kryer në bazë të meritave dhe kualifikimeve profesionale. Prandaj ne duhet të thyejmë këtë praktikë dhe duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës.
Kosova sot ka modele të shkëlqyera se si të arrihen rezulate kulmore. Ka Majlinda Kelmendin e cila me sukseset e saj është kthyer në krenari të kombit. Kosova ka edhe shumë e shumë Majlinda, Rita dhe Granitë tjerë, të gatshëm të arrijnë rezulate kulmore dhe ta bëjnë Kosovën të ndihet krenare – nëse iu ipet rasti. Kosova ka rini shumë të talentuar. Edhe pse jo të gjithë mund të marrin medalje të arta, shumë prej tyre mund të arrijnë suksese në shoqëri dhe janë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën të përparojë dhe të zhvillohet.
Çka do të ndodhte sikur në lojërat Olimpike, Kosova do të dërgonte sportistë, jo në bazë të meritave dhe rezulatave, por në baza partiake dhe personale?
Pra, Komiteti Olimpik i Kosovës le të shërbejë si shembull se rezulatet arrihen duke i zgjedhur njerëzit vetëm në bazë të meritës dhe jo me ‘t’njofshëm’. Me fjalë tjera, jepini rastin edhe Majlindave tjera.
Shpresoj që jemi mbledhur këtu me një qëllim të përbashkët. Sot po shpresoj të hapet një kapitull i ri në procesin e punësimit në Kosovë. Po ndihmojmë Kosovën të gjej njerëzit më të mirë dhe të pavarur, të gatshëm të udhëheqin institucionet e shtetit.
Ambasada Britanike do të financojë një kompani të pavarur e cila do të udhëheq procesin e rekrutimit të pozitave të larta të lira nëpër institucione të Kosovës. Kjo kompani në fund do të dal me një listë të shkurtër me emrat e kandidatëve më të mirë dhe më të kualifikuar për ato pozita. Por, Kosova është shtet sovran, dhe do të ketë përgjegjësinë të përzgjedhë vet kandidatët më të mirë nga kjo listë e shkurtër .
Nëse projekti do të ketë sukses, kjo do të dëshmojë se Kosova ka hapur një kapitull të ri.
Ky do të jetë një proces i pastër. Shpresojmë që kandidatët më të mirë do të aplikojnë pa marrë parasysh gjininë, etninë, apo nëse janë vëllau apo motra e ndonjë Ministri, përderisa nuk kanë lidhje partiake. Fillimisht do fillojmë me rekrutimin e 20 pozitave të larta që janë të lira. Nëse ne do të arrijmë të dëshmojmë se procesi mund të zhvillohet i lirë dhe i pandikuar politikisht, atëherë kjo le të shërbej si bazë se si rekrutimet duhet të bëhen në të ardhmen.
Një gjë është e qartë, Ambasada Britanike nuk do të vendos për ju. Institucionet tuaja do të vendosin. Unë nuk e di nëse liderët tuaj janë të gatshëm dhe serioz. Jeni ju, populli i Kosovës, ata të cilët do të gjykoni nëse rekrutimi kishte sukses apo jo.
Qytetarët duhet të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre që proceset e ardhshme të rekrutimit, në cdo nivel, të jenë të të njejtit standard, dhe asgjë më pak. Ky proces le të bëhet guri i cili do ta thyej idenë se nepotizmi dhe klientelizmi janë norma të pranueshme në shoqërinë kosovare.
Për fund, inkurarjoj, dhe shpresoj, që përkrahja e liderëve të Kosovës të vazhdojë dhe të kemi të punësuar meritor dhe cilësor, gjithë-andej institucioneve shtetërore. Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë punë e lehtë. A do të ketë sukses? Varet nga ju!
Faleminderit për vëmendje

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme