Rusët dhe amerikanët dakordohen

Armëpushim në jug të Sirisë

Rusët dhe amerikanët kanë rënë dakord për një armëpushim duke nisur nga dita e diel në orën lokale të Damaskut 12:00 (9H00 GMT) në jugperëndim të Sirisë, njoftoi sot kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov në kuadër të samitit G20.

“Sot, në kryeqytetin jordanez, Amman, ekspertët rusë, amerikanë dhe jordanezë (..) kanë rënë dakord për një memorandum për krijimin e një zone paqeje në rajonet e Deraas, Qouneitras dhe Soueidas”, tha Sergei Lavrov, transmeton AFP.

Sipas Lavrov fillimisht, siguria rreth kësaj zone do të garantohet nga forcat dhe mjetet e policisë ruse në koordinim me jordanezët dhe amerikanët.

Rusia dhe Irani, aleate të Damaskut dhe Turqia, mbështetëse e rebelëve, miratuan në muajin maj parimin për krijimin e katër zonave të sigurta për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në disa rajone.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme