Se e kontrollojnë këtë zonë në Ukrainë ruset e dëshmuan me video.
Por sot Ministrja e mbrojtjes e Rusisë nuk tregoi se ne cilin rajon ukrainas po lëviz lirshëm konvoji me ushtarë e flamuj rus.
Megjithatë, në pamjet e publikuara nga Kremlini u pa se aty janë zhvilluar luftime të ashpra.
Shumë automjete ushtarake të dëmtuara u duken në rrugë.
Madje në disa nga to shiheshin edhe trupat e ushtarëve të vdekur. Kjo derisa forcat ruse u pozicionuan me sistemin raketor të tyre, duke u bërë gati për bombardimet e radhës.
Pos raketave, bomba hodhën edhe nga helikopterët, ku u tha se vetëm gjatë të hënës u shkatërruan edhe nëntë tanke ukrainase dhe pajisje të tjera ushtarake.
Gjithë këtyre sulmeve për 27 ditë po vazhdojnë t’i rezistojnë ukrainasit.