ediat në Rusi thonë se kanë kapur kokën e grupit terrorist që organizoi sulmin në sallën e koncerteve në Moskë dhe ku mbetën të vdekur deri më tani 115 persona.
Sipas disa mediave në Rusi, udhëheqësi i grupit terrorist thotë se u janë premtuar 500 mijë rubla, ose 5400 dollarë, nga të cilat gjysmat i kanë marrë dhe gjysmat do i merrnin pas sulmit.
Ndër të tjera kreu i grupit tregon se më pas ishin udhëzuar për t’u fshehur në territorin e Ukrainës dhe atje nuk do i gjente askush.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka publikuar vetëm identitetin e 41 personave që janë vrarë.