Rusia ka vënë flotën e saj të Paqësorit në gatishmëri të lartë si pjesë e një inspektimi të befasishëm që synon zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse , tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
” Qëllimi kryesor i këtij inspektimi është të rrisë aftësinë e Forcave të Armatosura për të zmbrapsur sulmin e një armiku të mundshëm nga drejtimi i oqeanit dhe detit,” tha Shoigu në një deklaratë në televizionin shtetëror.
Stërvitja do të simulojë gjithashtu një zbarkim armik në ishullin Sakhalin të Rusisë dhe Ishujt Kuril disa prej të cilave pretendohen nga Japonia në një mosmarrëveshje territoriale që daton nga fundi i Luftës së Dytë Botërore .
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov tha se forcat detare të Rusisë do të vendosen në zonat stërvitore dhe do të kryejnë stërvitje luftarake si pjesë e stërvitjes.