Rusia: Është arritur armëpushimin në Nagorno-Karabakh

Konflikti në Nagorno-Karamakh mund të ketë ardhur në një pikë kyçe. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë natës së djeshme ka deklaruar se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord me termat e një armëpushimi i cili duhet të filloj sot në mesditë.

Lajmin e shumëpritur Lavrov e shpalli pas një takimi të zgjatur rreth 10 orë me ministrat e jashtëm të dy vendeve në luftë, armeni Zohrab Mnatsakanyan dhe azerbajxhanasi Jeyhun Bayramov, që gjithsesi preferuan të mos komentonin vendimin e përbashkët.

Lavrov zbuloi se pjesë e meditacionit do të jetë edhe zyra bjelloruse e OSBE-së.

Pas një konflikti të ashpër në vitet ’90, që shkaktoi rreth 30 mijë viktima, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen sërish për rajonin e Nagorno-Karabakhut, formalisht pjesë e Azerbajxhanit por me një popullsi armene që kontrollon de facto territorin.

Armëpushimi i papritur me ndërmjetësimin e Lavrov do të ishte një fitore e rëndësishme diplomatike edhe për Rusinë e Vladimir Putin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme