Serbia dhe Rusia po ndërtojnë me kujdes lidhjet e tyre të veçanta, thonë ministrat e mbrojtjes serbe dhe ruse Aleksandar Vulin përkatësisht Sergei Shoigu.
Sipas një deklarate, Vulin “theksoi afërsinë e të dy vendeve, sepse ata gjithmonë kanë qenë në të njëjtën anë”, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Në momentet më të vështira të historisë sonë dhe të juaja, ishim në të njëjtën anë. Kjo është ajo që mbahet mend, kjo është ajo që përcakton të ardhmen. Prandaj ne nuk kemi të drejtë të jemi më pak guximtarë se paraardhësit tanë”, tha ministri serb.
“Ju e dini që Serbia është një vend ushtarak neutral, por që të jetë ushtarak neutral dhe i pavarur duhet të jetë ushtarakisht shumë i fortë, prandaj ndihma juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Marrëveshja e arritur nga presidentët Putin dhe Vuçiq është gjithashtu e rëndësishme dhe në sajë të tyre mundemi them se sot ne kemi aftësinë për të mbrojtur qiellin tonë”, shtoi ai.
“Unë do të doja t’ju falënderoj personalisht, unë e di se sa përpjekje dhe punë hynë në këtë,” tha Vulin.
“Siç mund ta shihni, ata janë këtu. Shpresoj që aeroplanët të jenë një mburojë e sigurt dhe garantues i sigurisë dhe pavarësisë së Serbisë”, tha Ministri i Mbrojtjes ruse./Periskopi/