Rusia mohon se e ka akuzuar ShBA-në për përhapjen e koronavirusit

Rusia i ka mohuar akuzat se është duke shpërndarë informata të pasakta në rrjetet sociale për përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë thanë se në llogari të lidhura me Rusinë po publikohen pretendime të pabaza se gjoja Shtetet e Bashkuara e kanë nisur përhapjen e koronavirusit. Këto përmbajtje u shpërndanë nga mijëra profile në Twitter, Facebook dhe Instagram, thanë zyrtarët.

Si reagim ndaj këtyre deklaratave, Ministria e Jashtme e Rusisë i cilësoi ato si të rreme. “Ky tregim është i rremë dhe është krijuar në mënyrë të qëllimshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Më herët, Philip Reeker, zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, tha se disa aktorë keqdashës rusë po përpiqen të mbjellin informata të rreme për origjinën e koronavirusit, shkruan “BBC”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme