Rusia në panikë, HIV-i po shpërndahet me të madhe në këtë shtet

Zyrtarja e Ministrisë së shëndetësisë së Rusisë, Tatyana Savinova, thotë se shkalla e infektimit HIV në qytetin Jekaterinburg ka arritur nivele të epidemisë.

Mëtutje, zonja Savinova, tha sot se 1.8% e popullatës së qytetit është e infektuar me këtë virus, i cili e shkakton sëmundjen AIDS.

Ekspertët kanë thënë se të dhënat reale mund të jenë më të larta, pasi jo të gjithë njerëzit e infektuar me HIV u referohen institucioneve mjekësore.

Qyteti Jekaterinburg me 1.4 milionë banorë, është qyteti i katërt më i madh në Rusi, pas Moskës, Shën Petersburgut dhe Novosibirskut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme