Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Ukrainë, dhe tashmë kanë filluar të marrin hapa konkret për të neutralizuar situatën.
ShBA i janë drejtuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.
Ata kanë kërkuar që Këshilli të mblidhet me urgjencë, për të diskutuar rreth situatës së krijuar në Ukrainë.
Një kërkesë të tillë pak minuta më parë përmes Twitter ka bërë edhe ministri i punëve të jashtme të Ukrainës.
Rusia po dërgon ushtrinë në zonat që sot vet-shpallen pavarësinë e tyre, brenda territoreve të Ukrainës dhe u njohën nga Moska zyrtare. /Lajmi.net/