Sa e fuqishme është pashaporta e Maqedonisë?

Udhëtim pa viza, në 127 shtete në botë.
Pasaporta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) renditet në pozitën e 41-të nga gjithsejt 199 shtete të anketuara, së bashku me Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Në listën e fundit të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e Maqedonisë renditet e 41-ta, nga 199 shtete të anketuara.

Pasaporta jonë vlerësohet bazuar në faktin se lejon udhëtimin pa viza, në 127 shtete të botës. Indeksi bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe kriteri kryesor është numri i vendeve në dispozicion për udhëtimin pa vizë i qytetarëve në një shtete të caktuar.

Në krye të listës këtë vit është Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në 192 shtete, pa vizë.

Vendin e dytë e ndajnë Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me qasje pa viza në 188 vende. Suedia është në vendin e tretë me 187 vende.

Vendin e katërt e ndajnë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë në 186 vende pa vizë.

Vendin e pestë e zënë Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra, që mund të udhëtojnë pa viza në 185 shtete.

Në rajon, Sllovenia është në vendin e 7 me 183 vende, Kroacia është në vendin e 8 me 182 vende, ndërsa Mali i Zi është në vendin e 41-të, me qasje pa viza në 127 shtete. Bosnjë Hercegovina është gjithashtu në vendin e 41-të, por me qasje në 122 shtete, pa viza. Serbia është në vendin e 34-të./plusinfo.

The post Sa e fuqishme është pashaporta e Maqedonisë? appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme