Audi-A6, i përdorur për disa vite nga ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, është shitur sot në një ankand publik dhe tashmë ka një pronar të ri nga Bitola, mëson Alsat. Automjeti është shitur për 1 milion e 350,000 denarë, ose rreth 22 mijë euro. Të ardhurat nga shitja do të përdoren për shlyerjen e një pjese të borxhit të vjetër të Komunës së Strugës. Lajmin për Alsat e konfirmoi edhe kryetari aktual i Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Shitja e automjetit ishte një nga premtimet e para të kryetarit aktual pas marrjes së detyrës. Megjithatë, ndërkohë vetura ishte sekuestruar nga një përmbarues nga Ohri, për shkak të detyrimeve financiare të komunës./Alsat.mk.
The post Shitet Audi-A6 e ish-kryetarit të Strugës Ramiz Merko appeared first on Alsat.



