Sa e vjetër është gjuha shqipe?

Një nga temat që vazhdon të jetë e hapur sa i përket gjuhës shqipe, është edhe vetë vjetërsia e saj.

Sipas gjuhëtarit italian, Leonardo Maria Savoia, shqipja është një gjuhë tejet e vjetër, e cila është krejt e ndryshme nga greqishtja dhe shumë herë më e vjetër se gjuhët sllave.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin COSMO në KTV, Savoia ka thënë se mbase shqipja është gjuha më arkaike e Ballkanit. Leonardo Savoia është një nga gjuhëtarët më të shquar europian. Ai ka studiuar të folmen e arbëreshëve të Italisë prej më shumë se 30 vjetësh dhe ka shkruar një varg artikujsh për arbërishten dhe gjuhën shqipe

“Në Ballkan, shqipja është gjuha më e vjetër. Gjuhët sllave erdhën shumë vonë”, thotë ai.

Duke folur për vjetërsinë e gjuhës shqipe, gjuhëtari i shquar italian Leonardo Maria Savoia, ka thënë në një intervistë të dhënë për emisionin COSMO të KTV-së, se gjuha shqipe është një gjuhë indoeuropiane e izoluar, sikurse greqishtja dhe armenishtja. Sipas tij, shqipja është një gjuhë që nuk ka të bëjë aspak as me greqishten, në kuptimin që janë gjuhë të të njëjtit grup origjinal, por nuk kanë ndonjë raport tjetër përveç afërsisë që kanë. Më tutje ai ka shtuar se shqipja është një shtresëzim gjuhësor nga më të hershmit në Ballkan.

Ndërsa, duke folur për vjetërsinë e shqipes në raport me gjuhët sllave, Savoia është shprehur me këto fjalë: “Sigurisht është një gjuhë shumë e vjetër, e cila ka një identitet preciz edhe brenda grupit indoeuropian dhe paraqet karakteristika specifike, që e dallojnë nga të tjerat. Sllavishtja erdhi shumë vonë, nga shekulli i 6-të, ndërkohë që shqiptarët, që nuk e di se si quheshin në atë periudhë, ishin këtu shumë më herët. Ndoshta kanë qenë gjithmonë, shumë më përpara se sa ardhja e romanëve.”

Leonardo Maria Savoia është një gjuhëtar i shquar italian, i cili prej më shumë se 30 vitesh merret me gjuhën shqipe dhe ekskluzivisht me të folmen e arbëreshëve. Ai ka qenë president i Shoqatës së Gjuhësisë Italiane (SLI) mes viteve 2003 – 2007, ndërsa është anëtar i jashtëm i Akademisë Crusca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme