Gazetare: Ilmie Zhaku
Përfaqësimi I shqiptarëve në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut nga viti në vit po zvogëlohet. Nxënësit shqiptar shumë pak mësojnë për historinë e Shqipërisë në librat shkollorë, thonë historianët. Në shkolla fillore dhe gjimnaze mësohen disa periudha të historisë së Shqipërisë, por në shkollat profesionale pothuajse fare nuk mësohet për Shqipërinë edhe pse nxënësit e shkollave janë shqiptar.
“Për fat të keq nëpër shkolla profesionale ku ne kemi dhënë mësim shemull në gjimnaz në paralelen e mjekësisë, në shkolla profesionale në vit të parë mësohet historia e përgjithshme po brenda asaj historie të përgjithshme mësohet historia e Maqedonisë, për shqiptarët nuk ka askund, ka vetëm një njësi mësimore, është vetëm epoka e Skëndërbeut, ndërsa pjesa tjetër, atëherë kur kam qenë un kam dhënë mësim, ka qenë vetëm historia e Maqedonisë, aspak nuk është vendosur një njësi mësimore ku të mësohet për shqiptarët”, tha historiani Besnik Rameti, në emisionin Ditë e Re në Alsat.
Profesor Rameti theksoi se edhe interesimi i nxënësve shqiptar për të studiuar dhe mësuar historinë po zvogëlohet, edhe pse është një lëndë shumë e rëndësishme për një komb.
“Raporti i nëxnësve me historinë është pak problem në këtë kohë ku ne jemi pjesë e vetë mësimit dhe edukimit. Një numër i vogël i nxënësve e duan lëndën e historisë, por për të kuptuar më mirë, nëse nuk e mësojmë historinë ne si komb, gjeneratave të reja duhet tjua lëmë historinë, vuajtjet që ka kaluar kombi shqiptar. Historia është një lëndë kyçe, detyra e parë e historisë është të na e mësojë të kaluarën”, theksoi Besnik Rameti, historian.
Rameti dha mesazhin duke thënë se çdo nxënës i shkollës fillore, të mesme por edhe ata të cilët e studiojnë historinë duhet të mësojnë historinë e përgjithshme, ose historitë më të mëdha të së kaluarës, sepse historia është baza e një kombi. / Alsat.mk