Sa janë të arsimuar deputetët e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës përbëhet nga gjithsej 120 deputetë. Nga ky numër sa ka Kuvendi, më shumë se gjysma përveç emrit e mbiemrit, partisë e grupit parlamentar në kuadër të të cilin veprojnë nuk kanë të dhëna tjera. Më saktësisht vetëm 54 ligjvënës e kanë deklaruar shkollimin e përvojën e tyre profesionale në kuadër të biografisë që e kanë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Thuajse në secilin fjalim të tyre përmendin votuesit e tyre duke treguar se janë aty për të përfaqësuar secilin qytetarë që i ka votuar, por edhe ata që s’i kanë votuar. Mirëpo, secili votues i tyre nëse dëshiron të mësoj me shumë për përfaqësuesin e tij në Kuvendin e Kosovës, atëherë vështirë se do të gjejë diçka.

Kjo për faktin se me shumë se gjysma e deputetëve nuk e kanë treguar biografinë e tyre fare në faqen e Kuvendit të Kosovës. Madje, edhe ata që kanë vënë dy tre rreshta, nuk ua gjen të plotë biografinë me shkollimin dhe përgatitjen profesionale të tyre.

Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, vetëm 54 ligjvënës kanë deklaruar shkollimin e tyre në biografinë që e kanë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

Disa prej tyre kanë informata me të bollshme për shkollimin, veprimtarinë, punën, eksperiencën, por shumë të tjerë përveç ndonjë fakulteti apo shkolle të lartë që kanë kryer, asnjë informacion tjetër për punën e mëhershme apo aktivitetin para se të bëhej deputetë nuk e kanë deklaruar.

Prej këtyre 54 deputetëve që kanë vënë pjesë të biografisë së tyre në faqen e Kuvendit, janë pesë me titull doktor shkence.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti sipas biografisë në Kuvendin e Kosovës, studimet e Magjistraturës (2001-2002) dhe të Doktoraturës (2003-2007) i ka kryer në Staffordshire University, në Britani të Madhe. Edhe kolegia e tij, deputetja Hykmete Bajrami është doktor Shkence e ekonomisë.

Po ashtu, sipas deklarimit në faqen e Kuvendit, deputeti i PSD-së Salih Salihu është doktor shkence.

Se janë Doktor shkence kanë deklaruar edhe dy deputetë të Listës Serbe. Deputeti Igor Simiq ka deklaruar se është doktorant i shkencave juridike, derisa, Zoran Mojsiloviq, ka deklaruar se është doktor i shkencave në fushën e kulturës fizike.

Ndërsa, dy deputetë janë kandidatë për doktoraturë. Njëri prej tyre është kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli. Ai aktualisht është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar se është kandidate për Phd – doktoraturë.

Ndërsa, magjistra të shkencave kanë deklaruar se janë nëntë deputetë nga të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se studimet Master në Administrim Biznesi, i përfundoi në Shkollën e Menaxhmentit në Bled, Slloveni. Kurse deputeti i PDK-së, Fadil Beka, sipas biografisë në faqen e Kuvendit është magjistër i shkencave të mjekësisë, specialist– kirurg.

Edhe Albulena Balaj-Halimi deputete e Nismës, është Mastër i shkencave juridike kushtetuese, administrative, e deputetja Drita Millaku e Lëvizjes Vetëvendosje  është Magjistre e Letërsisë.

Derisa, deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, pos që është jurist i diplomuar, është edhe magjistër i shkencave në Diplomaci. E, kolegia e tij, Luljeta Veselaj-Gutaj është Magjistre e Pedagogjisë.

Kurse, Ilir Deda është Magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare. Sikurse  edhe Shqipe Pantina e PSD-së, sipas deklarimit të biografisë, studimet post diplomike në fushën e Studimeve Evropiane i ka mbaruar Universitetin e Gracit në Austri.

Studimet pos-diplomike në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Akademi Diplomatike, në Tiranë, Shqipëri, Shkollën për Integrime Europiane, ka deklaruar se i ka të kryera edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Numri më i madh i deputetëve që kanë biografi publike në faqën e Kuvendit, kanë deklaruar se kanë të kryer vetëm fakultetin dhe janë të diplomuar në juridik, ekonomik, folozofi, histori, e drejtime tjera.

Kështu, deputetët, Albulena Haxhiu, Bekë Berisha, Danush Ademi, Haxhi Shala, Jasmina Živković, Korab Sejdiu, Daut Haradinaj dhe Shkumbin Demaliaj, kanë deklaruar se kanë të kryer Fakultetin Juridik dhe janë jurist.

Ndërsa, Andin Hoti, Dardan Molliqaj, Albert Kinolli, Fikrim Damka, Srdjan Mitrović, Verica Ćeranić, janë deputetët që kanë të kryer Fakultetin Ekonomik.

Deputetët Ahmeti Isufi dhe Arbër Rexhaj, kanë deklaruar se kanë të kryer Fakultetin e Gjuhës dhe Letersisë Shqipe. Madje, ky i fundit ka të kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Fakultetin e kryer e ka deklaruar edhe deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, por që nuk e ka specifikuar se cilin drejtim.

Sipas deklarimit dhe prezantimit në faqen e Kuvendit, arsimin e lartë e kanë përfunduar deputetët, Arbërie Nagavci, Adem Mikullovci, Blerim Kuçi, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Qaushi, Gani Dreshaj, Shemsi Syla, Teuta Haxhiu, Valon Ramdani dhe Zafir Berisha.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PSD-së, Aida Dërguti ka deklaruar se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filozofisë, në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Kurse deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca po ashtu ka studiuar Fakultetin Folozofik, por në drejtimin Filozofi, derisa, Frashër Krasniqi, po në këtë Fakultet, por në drejtimin Sociologji, sikurse edhe kolegu i tij, Visar Ymeri, i cili ka studiuar sociologji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe studimet për media, politikë, literaturë dhe filozofi në Kolegjin “Islington” në Londër.

Ndërsa, Adem Hodza, në biografinë e tij ka shkruar se ka kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universiteti i Prishtinës.

Deputetja Besa Baftiu, është mjeke specialiste (Pediatër – Neonatologe e fëmijëve), ndërsa, Fatmir Xhelili ka të kryer Fakultetin e Mjeksisë – Neuropsikiatër.

Në Fakultetin Teknik sipas biografisë kanë studiuar deputeti Liburn Aliu i Vetëvendosjes dhe atë në drejtimin e Arkitekturës, derisa Zenun Pajaziti i PDK-së, ka studiuar degën e Ndërtimtarisë, por në këtë Fakultet.

Deputetja Mufera Shinik sipas biografisë ka kryer Fakultetin e Edukimit, derisa, deputeti Sami Kurteshi, ka deklaruar se ka të kryer shkollimin Superior.

Mirëpo, janë 66 deputetë të cilët nuk e kanë biografinë në faqen zyrtare të Kuvendit, duke bërë kështu që të mos dihet shkollimi i tyre, por as puna e mëparshme.

Këta deputetë janë: Albin Kurti, Abdyl Salihu, Anton Quni, Arban Abrashi, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ali Lajçi, Bahrim Shabani, Bekim Haxhiu, Besa Gaxherri, Blerta Deliu-Kodra, Bilall Sherifi, Doruntinë Maloku, Duda Balje, Dukagjin Gorani, Driton Selmanaj, Elmi Reçica, Emilia Redzepi, Enver Hoti, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Etem Arifi, Faton Topalli, Fidan Rekaliu, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, Fisnik Ismajli, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Haxhi Avdyli, Imet Rrahmani, Islam Pacolli, Ismajl Kurteshi, Ismet Beqiri, Jelena Bontić, Kujtim Shala, Labinot Tahiri, Lirije Kajtazi, Lumir Abdixhiku, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Mërgim Lushtaku, Mexhide Mjaku-Topalli, Milaim Zeka, Miljana Nikolić, Mimoza Kusari-Lila, Mirjeta Kalludra, Muharrem Nitaj, Nait Hasani, Naser Rugova, Naser Osmani, Nezir Çoçaj, Ramiz Kelmendi, Rasim Selmanaj, Rexhep Selimi, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Salih Zyba, Saranda Bogujevci, Sasha Milisavljevic,Slobodan Petrović, Teuta Rugova, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Veton Berisha, Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku dhe Xhelal Sveçla./FaktePlus

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme