Sa përfitojnë pensionistët e Shqipëris nga shtesa 3%

Zbardhen tabelat e plota me shtesat që do përfitojnë pensionistët me rritjen 3% që ka bërë qeveria.

Sipas këtyre tabelave, të ardhurat minimale do të jenë 9800 lekë, ndërkohë që me 3% shtohen të gjitha pensionet dhe përfitimet.

Rritja e pensioneve përfshin të ardhurat në fshat dhe në qytet dhe të moshuarit do ta marrin shtesën, në pensionin e muajit mars.

Nga 300 lekë deri në 750 lekë të reja do të shtohen pensionet, me indeksimin që ka bërë qeveria prej 3%. Përfitimet për pensionistët pas indeskimit me 3% do të jenë: Deri në 14 664 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve.

Deri në 14 164 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare. Deri në 9 802 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, raporton “Shqiptarja.com”.

“Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj” – thuhet në vendimin e qeverisë, i cili është botuar edhe në fletoren zyrtare.

Shtesa
Shtesa për një pension i cili sot është 14.000 lekë, do të jetë 420 lekë. Kjo do të thotë se pensioni i muajit mars do të jetë 14.420 lekë.

Për një pension që sot është 15 mijë lekë, shtesa do të jetë 450 lekë, duke shkuar në15.450 lekë. Indeskimi prej 3% prek rreth 643 mijë pensioonistë, ku pritet të rritet pensioni social dhe të gjitha të ardhurat e tjera për të moshuarit

Kategoritë
Rritja e pensioneve do të bëhet për këto kategori: Pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore. Pensioneve sociale.

Shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”. Pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës.

Shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar Pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit etj.

Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta etj.

Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare.

Sa përfitojnë pensionistët nga shtesa 3%
Pensioni Shtesa Pensioni pas rritjes

E ardhura minimale 9802 lekë
10.000 lekë 300 10.300 lekë
11.000 lekë 330 11.330 lekë
12.000 lekë 360 12.360 lekë
13.000 lekë 390 13.390 lekë
14.000 lekë 420 14.420 lekë
14.500 lekë 435 14.435 lekë
15.000 lekë 450 15.450 lekë
15.500 lekë 465 15.965 lekë
16.000 lekë 480 16.480 lekë
16.500 lekë 495 16.995 lekë
17.000 lekë 510 17.510 lekë
17.500 lekë 525 18.025 lekë
18.000 lekë 540 18.540 lekë
18.500 lekë 550 19.050 lekë
19.000 lekë 570 19.570 lekë
19.500 lekë 585 20.085 lekë
20.000 lekë 600 20.600 lekë
20.500 lekë 615 21.115 lekë
21.000 lekë 630 21.630 lekë
22.000 lekë 660 22.660 lekë
23.000 lekë 690 23.690 lekë
24.000 lekë 720 24.720 lekë
25.000 lekë 750 25.750 lekë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme