Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka uruar vajzën e tij për ditëlindjen e 38-të me një mesazh plot dashuri dhe emocione.
Në një postim të veçantë, ai ka ndarë disa foto ku shihet i lumtur pranë vajzës së tij, ndërsa e shoqëron me një dedikim të ndjerë:
“Oj drita e flladi i zemrës tem, urime ditëlindjen e 38. Të priftë shëndeti, puna e mbarë, dashnija e mirësit e botës. Ty me Vetonin, Stinen e Rigen.”
Ky mesazh prekës tregon dashurinë e madhe që Fejzullahu ka për familjen e tij, duke i uruar vajzës çdo të mirë në jetë. Urimi i tij ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për lidhjen e fortë familjare.