Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nesër në orën 9.30 te krimet e rënda nga gjyqtarja Liljana Baku
Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se nëser, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.
Vendimi i gjykatës që i ndaloi tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi ne Shqiperi ndaj Habliajve, me vecimin e dosjes per trebloven. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.
Nderkohe, gjithmonë sipas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda që i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë vendit, ne itali u ra ne gjurmet e habilajve qe prej vitit 2012 pas operacionit antidroge odisea. Prokuroria permend ne kerkesen e saj pergjimet e bera publike tashme, ku të akuzuarit lakojne emrin e ish-ministrit per t’i blere nje byzylyk me diamante.
Prokuroria thote se saimri tahiri i njeh habilajt dhe si argument sjell daljet jashte shtetit te tij me automjetin audi qe nderkohe i ishte shitur Moisi Habilajt emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e prokurorisë së Catanias.
Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i brendshëm publikoi këtë dëshmi, që sipas tij vërtetonte ai nuk është person nën hetim nga italianët.
Top Channel publikoi të mërkurën intervista me dy avokatë italianë, njëri prej të cilëve kryetari i dhomës penale të Catanias dhe tregoi modelin që jepet nga Prokuroria e Catanias në një rast të tillë, që ishte i ndryshëm në përmbatje dhe formë nga ai i tyeguar nga zoti Tahiri. Por siç pohoi në këtë intervistë kryetari i dhomës penale të Catanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, ai nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga prokuroria e Katanias.