Sakar: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në shumë fusha

Republika e Turqisë do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Kosovës në shumë fusha edhe në të ardhmen. Kështu deklaroi ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, në takimin lamtumirës që zhvilloi me ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Me këtë rast Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Në këtë takim u ritheksuan raportet e shkëlqyeshme, ndërsa u tha se bashkëpunimi do të vijojë, duke krijuar gjithnjë mundësi të reja për shumë fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Ambasadori Sakare, siç thuhet në njoftimin e MPB-së, e ka falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim mes dy vendeve në ngritjen e çështjeve kur ka qenë në pyetje interesi i qytetarëve.

E në fund ministri Sveçla duke i uruar suksese në detyrat e tija të reja, ka vënë në pah se Kosova do të jetë vendi ku ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme