Superskandali i lobimit: Edi Rama duhet të arrestohet për bashkëpunim me agjentët rus!

Kalorësi i ortodoksisë, po zbulohet përfundimisht se pse e mban hapur anën e Serbisë, Vuçiqit.

Nuk ishte thjesht dashuria dhe simpatia për muzikën serbe, Goran Bregoviçin, të cilit si adhurues dhe mbështetës i Millosheviçit, ia pat blatuar “Çelësin” e Tiranës.

Përveç se i brumosur me idetë bolshevike të Enver Hoxhës, që nisnin me Moskën dhe përfundonin në Beograd, ai duket se ishte kthyer në një lojtar të rëndësishëm të shërbimeve ruse.

Në mandatin e parë si kryeministër, tipik për agjentët e kundërzbulimit, ai shpenzoi shumë kohë, t’i bindte shqiptarët e Kosovës, nëpërmjet “lojërave”, se kishte qenë një nacionalist i fjetur, dhe se tash kishte ardhur çasti i tij për ta zgjuar atë.

Shkoi në Beograd dhe tha se Kosova ishte e pavarur, megjithëse si rrallëherë ai dukej sikur i trembur teksa fliste, për të cilën gjë nuk njihet kur flet publikisht.

Më vonë e organizoi dronin mbi stadiumin e futbollit në Beograd (14 tetor 2014), kur Shqipëria po luante për kualifikimet e europianit 2016 dhe i duhej thuajse me çdo kusht një rezultat pozitiv. Serbët si duket ia plotësuan edhe këtë dëshirë, me rëndësi për ata ishte që njeriu i duhur i tyre të ishte sa më i maskuar. Nuk është lehtë ta mbash për vete kryeministrin e një shteti me popullin e të cilit të ndajnë shumë armiqësi, për shkak të krimeve që kanë kryer serbët gjatë gjithë historisë, prej kur filluan idenë për ta bërë një shtet të tyre.

Më pas Rama shkoi në Mal të Zi, dhe duke qëndruar në Ulqin buzë detit, e shpalli se dita e bashkimit kombëtar nuk është larg.

Image Rama ndez motorët

Kur Hashim Thaçi nisi të flasë për shkëmbim territoresh, Rama ndezi motorët, jo se kishte ardhur çasti i tij për të shfaqur shpirtin nacionalist, por për t’ia dëshmuar Serbisë, se ai nuk do të ndalej t’i shërbente me çfarëdo çmimi, deri në qëllimin përfundimtar, ndarjen e Kosovës.

Ende nuk ka një evidencë të qartë se sa para u dhanë dhe sa të tjera ishin zotuar, vetëm që Kosova të ndahej.

Më pas ndarja e Kosovës u kthye në një biznes të madh, ndërkombëtar, ku donacionet apo shpërblimet kryesore jepeshin nga Rusia dhe Serbia.

Por, tashmë në Shqipëri, në një mënyrë nga aleatët e vetë Ramës, po akuzohet se ky mund të ketë pasur bashkëpunim edhe me agjentë rus.

Rama është një prej kryeministrave dhe ndoshta ai që mban rekordin me takime me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, i konsideruar si krahu i djathtë i Putinit. I vendosur nga gjakësori Putin në këtë detyrë (2004), ai e vazhdonte atë, edhe kur Putini e ndërronte rolin nga kryeministër në president apo anasjelltas.

Por, tashmë ai po konsiderohet i dyshuar për bashkëpunim me Rusinë dhe agjentë rus, pasi njeriu që ai e kishte shpallur mik të tij, zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal ra në burg, pikërisht për shkak të këtyre dyshimeve dhe se kishte përfituar shumë para në mënyrë të paligjshme.

Vetë Rama ka bërë përpjekje që ta shmang çdo dyshim të lidhjeve të tij të mundshme, jo ligjore, me McGonigal, por të cilin e deklaronte se vazhdonte të ishte miku i tij, pavarësisht akuzave.

“Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA…. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, thoshte Rama shtatorin e shkuar.

Image 

Edi Rama me Sergej Lavrovin, një nga njerëzit më të besueshëm të Putinit

Përfshirja e McGonigal në Shqipëri

Rama të martën u godit edhe nga kundërshtari i Sali Berishës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish-zyrtarit të lartë, përkatësisht shefi i kundërterrorit i FBI-së McGonigal, për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar”, ka thënë Alibeaj.

Por, sipas gazetës amerikane “Business Insider”, hetimi përfshin edhe lidhjet e McGonigal në Shqipëri, me politikën atje, ku edhe kishte hapur një biznes.

Sipas jurisë së Madhe (siç quhet në SHBA në këto raste), në shtatorin e shkuar, ajo kërkonte që hetimet do të përfshijnë çdolloj komunikimi të ish-udhëheqësit të lartë të FBI-së, me anëtarë të Qeverisë së Shqipërisë, duke mos e përjashtuar kryeministrin Edi Rama, dhe këdo tjetër, me të cilët ka komunikuar, qoftë me telefon, mesazhet elektronike, me mesazhe të koduara apo në çfarëdo forme:

“1. Çdo dhe të gjitha regjistrimet ose materialet që posedoni që dokumentojnë çdo komunikim personal, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, mesazhet me tekst celular, mesazhet e postës elektronike, mesazhet e koduara të aplikacionit celular, mesazhet zanore, letrat ose shënimet, për ju dhe Charles McGonigal në lidhje me temat e mëposhtme:

(Qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Kryeministrin Edi Rama)

(Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Republikën e Shqipërisë etj. Pagesat ose dhuratat e ofruara Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë)”, citohet “Business Insider”.

McGonigal u dyshua po ashtu se ai po i shkelte sanksionet e SHBA-së duke i ofruar shërbime oligarkut rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, i cili është industrialist miliarder dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Charles McGonigal, sipas mediave amerikane, sa shërbeu si agjent special i ngarkuar me kundërzbulimin e FBI-së në Nju Jork, dyshohet se ka fshehur marrëdhënien e tij me një ish-agjent të inteligjencës së Shqipëris nga gushti 2017 deri në daljen në pension të McGonigal në shtator 2018 dhe të paktën deri në maj 2019.

Hetimi i McGonigal, ka filluar vitin e kaluar, dhe Sali Berisha në shtatorin e shkuar, e akuzonte Ramën për bashkëveprim me agjentë rus, por shteti shqiptar nuk u mor me hetimin e rastit.

Hetimet e mëtejshme kanë sqaruar se McGonigal 225 mijë dollarët i kishte pranuar nga ish-agjenti i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH).

McGonigal ishte takuar me Edi Ramën.

“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë”, ka shkruar CNN.

Një nga pagesat, me para në dorë – 80 mijë dollarë – dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

McGonigal, pas arrestimit të shtunën, u lirua të hënën, pasi kishte depozituar 500 mijë dollarë si garancion.

Sipas ligjeve amerikane, ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

Presidenti Begaj, në javën e kaluar e thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, dhe e shpalli hapur mbrojtjen e Kosovës nga Shqipëria, në kundërshtim me kërkesat dhe motivet e Edi Ramës!

Të shpresojmë se Shqipëria, megjithatë do të vendosë ta izolojë politikisht dhe në veprime kundër Kosovës, z.Rama.

Image

Ish zyrtari i FBI Charles McGonigal, Robert Mueller, këshilltari special i caktuar për të hetuar rusiagate (lart) dhe oligarku rus Oleg Deripaska

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme