Sali Berisha sulmon ashpër Greqinë

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi, Pëllumb Marinkolaj.

Berisha, në profilin e tij në Facebook shkruan se qeveria greke duhet që të zbardh ngjarjen si dhe dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare.

Statusi në Facebook:

“Te dashur miq, nje lajm horror kane perhapur mediat online rreth vrasjes me masakrim nga police grek brenda ne nje komisariat policie ne kryeqytetin helen te te riut shqiptar emigrant ne Greqi, Pëllumb Marinkolaj dhe fshehjen e ketij krimi monstruoz nga autoritetet policore greke per mese 10 dite.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes te ketij akti barbar, i bej thirrje autoriteteve greke te zbardhin me transparence te plote kete akt te shemtuar kriminal shteteror dhe te vendosin para ligjit autoret dhe fshehesit e tij.

Denoj gjithashtu heshtjen e turpshme te autoriteteve zyrtare shqiptare me masakrimin barabar te te te riut shqiptar ne komisariatin e policise greke” – shkruan Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme