Sami Lushtaku e akuzoi Thaçin se i ka harruar gjeneralët, kështu i reagon deputetja e PDK-së

Prezenca e djeshme e Hashim Thaçit në Veri të vendit, pa Sami Lushtakun, ka shtyrë që të reagoj ky i fundit.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se se është ndjerë xheloz që Thaçi nuk e ka ftuar që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Lushtaku ka shtuar se Thaçi nuk kishte harruar ta thërras atë në kohën kur së bashku kryenin aksione kundër forcave serbe.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë! SL”, ka shkruar Lushtaku.

E ish-kryetari i Skenderajt, është ngushëlluar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo në shkrimin e Lushtakut, ka komentuar duke thënë se Lushtaku edhe kur xhelozon, nuk e mohon që presidenti edhe në vitet e 90-ta ka qenë në aksione.

“Gjeneral ti edhe kur xhelozon, nuk e mohon që Presidenti edhe ne vitet e 90-ta ka qenë në aksione????! Me #Presidentin dhe #Gjeneralin!”, ka shkruar Musliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme