Sami Lushtaku porosit Bekim Jasharin: Ke qenë i vogël në luftë, merru me punët e komunës

Sami Lushtaku për Gazetën Express i është përgjigjur akuzave që i bëri Bekim Jashari se Lushtaku i kishte lënë vetë Jasharët gjatë viteve të 90-ta dhe se ka ikur në Gjermani.

“Bekimi ka qenë i bogël atëherë. Unë i uroj punë të mbarë në komunë dhe i them të mos merret me vitet e ’90-ta”, ka thënë Lushtaku.

I nervozuar nga pamundësia që të zhvillojë punën në kuvendin komunal të Skenderajt, Bekim Jashari akuzon ish-kryetarin Sami Lushtakun se po i orkestron veprimet e asamblistëve. Jo vetëm kaq, kryetari aktual, që është djali i Hamës Jasharit e ka akuzuar Lushtakun se kishte ikur në Gjermani dhe i kishte lënë vetë babain  dhe xhaxhain e tij.

“Mu më befasoi fakti sot se pse 3 këshilltarët e AKR’së nuk erdhën që kanë qenë në seancën e fundit …pse iu bashkëngjiten këtij grupi… se Sami Lushtaku nuk më befason aspak, Sami Lushtaku edhe babën edhe migjen tem në  93’tën i ka lon, 5 vite ka ik në Gjermani. S’më befason ai,  sepse është po ai Samia që ka qenë atëherë” ka thënë Jashari.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme