Samsung Galaxy Note10 do të ketë sistem kamerash të instaluara vertikalisht

Informuesi i njohur Ice Universe në Twitter njoftoi se Samsung Galaxy Note10 (me emrin e koduar Da Vinci) do ta ndryshojë radhitjen e kamerave krahasuar me Galaxy Note9, raporton GSMArena

Kamera selfie (apo me siguri kamerat) me siguri do të zhvendoset brenda ekranit, në hapjen punch-hole, si në modelin Galaxy S10+. Sistemi me tre kamera në anën e pasme, sipas thashethemeve, do të ndryshohej nga pozicioni horizontal në atë vertikal.

Vlen të theksohet se kamerat në modelin Galaxy Note10 do të jenë të njëjta me ato që i kanë telefonat Galaxy S10 dhe Galaxy S10+, shkruan KOHA Ditore.

Informacionet e mëparshme dhanë shpresë se Samsungu do të lansojë sensor 64MP në modelin Galaxy Note10, por ai mund ta ketë premierën në Galaxy S11. Kamera 64MP e përdor strukturën Quad Bayer për të krijuar foto të cilësisë 16MP.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme