Samsung ka njoftuar gjatë javës së kaluar se do të tërheq nga tregu pajisjen e fundit të saj, Galaxy Note 7 e cila është shitur në 2.5 milionë njësi që prej lansimit muajin e kaluar.
Kompania do të zëvendësojë njësitë e Galaxy Note 7 për shkak të një problemi me baterinë që është hasur në disa raste të ndryshme. Ky hap do të mund t’i kushtoj Samsung një shumë të madhe parash.
Sipas një raporti të ri thuhet se tërheqja e Galaxy Note 7 do të mund të krijojë një humbje prej një miliard dollarësh, nëse supozohet se kompania do të zëvendësoj të gjitha 2.5 milionë njësitë e shitura.