Samsung ka shitur 90 milionë telefona dhe 8 milionë tablet!

Ditëve të fundit ka dalur raporti financiar i Samsung për 2016 ku tregohet se kompania ka hasur në rritje përkundër dështimit të telefonit Galaxy Note 7.

Sipas këtij raporti, kompania koreane ka shitur 90 milionë telefona dhe 8 milionë tablet në vitin e kaluar.

Raporti financiar bën të ditur poashtu se të ardhurat e shitjes arrijnë në 18.8 miliardë dollarë ndërsa profiti operacional rezulton të jetë 2 miliardë dollarë.

Shuma e pajisjeve të shitura është një shumë e rrumbullaksuar nga agjensioni Korean i lajmeve The Investor. Samsung kurrë nuk zbulon numrin e vërtetë të pajisjeve që shet.

Këto shifra bëjnë të ditur se përkundër dështimit të Note 7, kompania nuk ka pasur pengesa në sektorin e shitjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme