Samsung nuk heq dorë nga Note 7, debuton me Galaxy Note FE

Më herët gjatë ditës është thënë se Samsung Galaxy Note FE do të lansohet në Korenë e Jugut në muajin e ardhshëm, dhe se fableti i kompanisë së madhe është planifikuar të dalë në shitje më 7 korrik.

Tani një version tjetër i Samsung Galaxy Note FE është shfaqur në FCC. Samsung Galaxy Note FE është një version i ripërtërirë i variantit fillestar të fabletit Samsung Galaxy Note 7 dhe i njëjti besohet se është modifikuar për ta bërë atë të sigurt.

Samsung Galaxy Note 7 origjinal u tërhoq dy herë radhazi nga tregu e më pas u anulua pasi që pajisja ndizej në zjarr. Samsung zbuloi se çështja me fabletin ishte te bateria dhe ka vendosur një bateri më të vogël prej 3.200 mAh në Galaxy Note FE të ri.

Samsung gjithashtu ka ndryshuar programet e tij të testimit për pajisjen e re dhe i vendos ato përmes një sërë testesh rigoroze për të siguruar që pajisjet e saj mobile janë të sigurta, kështu që nuk duhet të ketë probleme me Galaxy Note FE.

I vetmi ndryshim tjetër me Samsung Galaxy Note FE është se telefoni do të vijë me ndihmësin aktiv të zërit Samsung, Bixby, i cili është në dispozicion vetëm në Galaxy S8 dhe S8 Plus për momentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme