Tani edhe Samsungu ka filluar të prodhojë pajisjet e mihjes për Bitcoin.
Sipas The Bell, dizajni për procesorët ASIC është kompletuar vitin e kaluar dhe këtë muaj filloi prodhimin masiv, transmeton Koha.net. Këta procesorë i janë dërguar një kompanie të paidentifikuar në Kinë.
Një analist nga Samsung Securities tha se prodhimi i ASIC-ëve merr vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit të kompanisë. Pra, kjo mund të ndikojë në prodhimin e procesorëve të tjerë.
Megjithatë, kjo është një fitore për Samsungun. Për shembull, procesori AntMiner i Bitmainit (njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve për mihje të Bitcoinit) e tejkalon TSMC-në (procesorin e bazuar në procesin 16 nm). Samsungu nuk ka treguar se cilën lidhje është duke përdorur për procesorët e saj të Bitcoinit.
Gjithashtu, së fundmi kompania ka filluar prodhimin masiv edhe të procesorit GDDR6, i cili do të jetë një ndihmesë për mihjen e kriptovalutave të bazuar në GPU (mihjen e Bitcoinit në GPU është një kauzë e humbur, por është opsion më i popullarizuar për Etherum).