Samsung Veyron, telefoni me specifika moderne

Për Samsung Veyron është përfolur shumë kohëve të fundit. Varësisht nga çka është frymëzuar emri – nga vetura apo nga shoferi i Grand Prix, Veyron është rilindja e Galaxy S7 në formë të “guacës muskuloze”.

Vitin e kaluar, Samsung ka zbuluar modelin e bazuar në S6, SM-W2016, ndërsa tani SM-W2017 “Veyron” po vjen për të pushtuar tregun ku njerëzit duan një telefon me kapak të modës së vjetër dhe specifika moderne, transmeton Koha.net.

Veyron është shfaqur në uebfaqen e njohur “Geekbench” dhe sipas kësaj uebfaqe, ky telefon i ardhshëm i modës së vjetër do të vijë ekran 4.2-inç Super AMOLED (brenda dhe jashtë), procesor Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1.

Sa i përket kamerave, Samusng Veyron pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë me OIS dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme