
Nga MPB njoftojnë se dje në orën 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, është matur shpejtësia e një veture “Mercedes” me targa të Shkupit prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e le just është 110 km/h.
“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor”, thuhet në deklaratën e MPB.
Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pasurinë, shëndetin dhe jetën.
MBP u bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që të kontribuohet për rrugë më të sigurta./Alsat.



