Zekolli: Korridori 8 avancon, autostrada Strugë–Qafë Thanë do të realizohet

Ndërkohë, ndryshe nga kryeministri Hristijan Mickoski, zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se punimet në kuadër të Korridorit 8 janë duke u zhvilluar dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet ku janë përmbushur kushtet ligjore dhe teknike. Sipas saj për segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë, është e rëndësishme të sqarohet se gjatë fazës së projektimit fillestar nuk është kërkuar mendim nga UNESCO, ndërsa në takimin e fundit të zhvilluar para disa javësh mes ministrit Nikolloski dhe përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s, janë paraqitur qartë vërejtjet për projektin aktual, për të cilin thotë se është i trashëguar.

Zv.ministrja në reagimin e saj shkruan: “Dua të theksoj qartë se lidhja e autostradës Strugë – Qafë-thanë do të realizohet. Aktualisht po zgjidhet modaliteti më i përshtatshëm, në koordinim me UNESCO-n, në mënyrë që ky projekt të mos pengohet dhe të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Sipas saj lidhja infrastrukturore me Republikën e Shqipërisë është prioritet strategjik dhe do të realizohet me patjetër, pavarësisht zgjidhjes përfundimtare teknike që do të përzgjidhet për këtë segment.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme