Santos i del në mbrojtje Ronaldos!

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka kërkuar që Cristiano Ronaldo të lihet i qetë. Ronaldo nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit të Portugalisë dhe kjo ka shkaktuar debat të madh në Kupën e Botës.

Ai u inkuadrua në 17-të minutat e fundit të fitores 6:1 të Portugalisë ndaj Zvicrës në 1/8 e finales. Po ashtu, Santos nuk bëri të ditur nëse Ronaldo do të jetë titullar në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, që zhvillohet të shtunën.

Santos shtoi se Ronaldo kurrë nuk e ka kërkuar largimin nga ekip, siç u raportua të enjten.

“Mendoj se është koha e duhur që Ronaldo të lihet i qetë. Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet prej ekipit dhe për këtë arsye duhet të ndalen këto polemika”, tha Santos.

Ai zbuloi se Ronaldo nuk e priti mirë vendimin e tij për të mos qenë titullar ndaj Zvicrës, por në fund e pranoi me qetësi.

“Për arsye të ndryshme, Ronaldo nuk ishte i kënaqur sepse gjithmonë ka qenë titullar. Por, gjatë bisedës që e patëm ia shpjegova gjërat dhe ai e pranoi vendimin”, u shpreh Santos.

Në katër ndeshje të luajtura në Botëror deri më tani, Ronaldo ka shënuar vetëm një gol.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme