SBASHK: Këta janë hapat që do t’i ndërmarrim

Menaxheri për financa në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka thënë se Këshilli Drejtues i kësaj sindikate i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që të tërheqë projektligjin për pagat.

Ymeri ka thënë se nëse kryeministri nuk e merr parasysh apelin e tyre, ata do t’ju drejtohen edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos e votuar Ligjin e pagave.

Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se nëse edhe Kuvendi i Kosovës e kalon ligjin e propozuar për paga, atëherë sindikata do t’i drejtohet presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të mos e dekretuar këtë ligj.

“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat ligjore që parashihen me ligjet e Kosovës për të tërhequr këtë ligj, ose përmirësuar. Do t’i drejtohemi edhe Presidentit për mos akreditim të këtij ligji dhe kthim mbrapa [të këtij ligji]”, tha ai.

Ymeri ka thënë se SBASHK-u nuk preferon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa u përmirësuar dhe miratuar ligji për paga, përcjell Telegrafi.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi të votohet Ligji [aktual] për paga, neve na mbetet vetëm dera e Presidentit. Do të mbledhim nënshkrime duke iu drejtuar Presidentit për mos dekretim të këtij ligji”, deklaroi ndër të tjera Ymer Ymeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme